Blog
Rëndësia e Auditimit të Brendshëm në ILLYRIA Life!
Auditimi i brendshëm luan një rol të rëndësishëm, vepron si një vlerësues i pavarur dhe objektiv brenda kompanisë sonë ILLYRIA Life. Ofron siguri për bordin e drejtorëve dhe menaxhmentin e lartë mbi efektivitetin e elementeve të ndryshëm që janë thelbësorë për qeverisjen e mirë.
Në vazhdim do ti përmendim pesë arsyet pse auditimi i brendshëm është i rëndësishëm për kompaninë tonë, ILLYRIA Life:
Vlerëson rreziqet dhe mbron pasuritë
Auditimi i brendshëm ndihmon menaxhmentin e kompanisë ILLYRIA Life duke identifikuar, vlerësuar dhe menaxhuar rreziqet, të mbrojë asetet e tyre, reputacionin dhe objektivat strategjike.
Pajtueshmëria
Duke kryer rregullisht një auditim të brendshëm, kompania ILLYRIA Life siguron pajtueshmëri me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse. Auditimi i brendshëm siguron që kompania ILLYRIA Life është në përputhje me ligjet dhe rregulloret e vendit si dhe politikat e brendshme të kompanisë janë në përputhje me politikat e grupit Sava Insurance Group (Dokumentet Qeverisëse), duke reduktuar rrezikun e dënimeve për mospërputhje dhe dëmtimit të reputacionit.
Përmirëson efikasitetin e operacioneve
Duke rishikuar në mënyrë objektive politikat dhe procedurat e kompanisë sonë ILLYRIA Life, nëpërmjet monitorimit dhe vlerësimit të vazhdueshëm të proceseve, duke identifikuar joefikasitetet dhe mangësite në procese, auditimi i brendshëm ndihmon menaxhmentin e ILLYRIA Life të përmirësojë efektivitetin dhe efikasitetin operacional (t'u besojë proceseve të saj).
Parandalimi i mashtrimit
Auditimi i brendshëm luan një rol jetik në zbulimin dhe parandalimin e mashtrimit duke vlerësuar kontrollet e brendshme dhe monitorimin për aktivitete të dyshimta.
Proceset e qeverisjes
Auditimi i brendshëm ofron siguri duke vlerësuar dhe raportuar mbi efektivitetin e qeverisjes, menaxhimit të rrezikut dhe proceseve të kontrollit të dizajnuara për të ndihmuar kompaninë tonë ILLYRIA Life të arrijë objektivat strategjike, operacionale, financiare dhe të pajtueshmërisë.
Në përgjithësi, auditimi i brendshëm i shton vlerë kompanisë sonë ILLYRIA Life dhe ne këtë e shohim si një mjet përmirësimi të vazhdueshëm, qëllimi i vetëm i së cilit është të përmirësojë performancën e të gjitha proceseve të kompanisë dhe kryerjen e aktiviteteve në mënyrë të duhur. Auditimi i brendshëm promovon transparencë, llogaridhënie dhe praktika të qeverisjes së mirë. Ndihmon në ruajtjen e aseteve, reputacionit dhe qëndrueshmërisë afatgjate të kompanisë.
.......................................
Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.
*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.
Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online
#ILLYRIALife #SAVAInsuranceGroup #LifeInsurance #AmongGoodPeople #NeverAlone