Blog

Rëndësia e Sigurimit të Jetës në Grup!

Sigurimi i jetës në grup është një mjet i rëndësishëm për të siguruar punonjësit tuaj dhe familjet e tyre në rast të vdekjes dhe si pasojë e aksidenteve personale. Pavarësisht nga madhësia e kompanisë tuaj, ofrimi i një plani të sigurimit të jetës është një investim në të ardhmen e punonjësve tuaj dhe është një shenjë e mirëbesimit dhe kujdesit ndaj tyre.

Sigurimi i Jetes ne GrupNjë nga benefitet kryesore të sigurimit të jetës në grup është që ju ofron mbështetje financiare familjeve të punëtorëve në rast të humbjes së jetës në mënyrë natyrore apo aksidentale. Poashtu, përmes këtij produkti të sigurimit të jetës në grup punonjësit sigurohen edhe në rast të aksidenteve personale, shpenzimeve mjekësore, kompenzimit ditor, invaliditetit të pjesshëm dhe të plotë.

Humbja e një njeriu të dashur është mjaft e vështirë dhe shumë emocionale, prandaj mbështetja financiare gjatë kësaj periudhe mund të jetë një lehtësim i madhë për familjarët e tyre.

Përmes sigurimit të jetës në grup e cila ofrohet nga Illyria Life punonjësit mund të ndihen të sigurtë se familjet e tyre do të kenë mbështetje financiare në raste të paparashikuara dhe të papritura, të cilat mund të ndodhin çdoherë dhe në çdo vend.

Përveç kësaj, sigurimi i jetës në grup mund të ndihmojë në tërheqjen dhe mbajtjen e punonjësve sa më aktiv në kompani, duke rritur motivimin dhe besnikërinë e tyre. Sigurimi i jetës është investim në mirëqenien e punonjësve dhe një vegël e fuqishme në krijimin e një ambienti pozitiv dhe suportiv të punës.

Si konkludim, sigurimi i jetës në grup është i domosdoshëm për punëdhënësit që duan të ofrojnë mbështetje financiare dhe qetësi mendore për punonjësit e tyre, prandaj edhe u rekomandohet të gjitha bizneseve dhe kompanive që funksionojnë në vend, për ti ofruar këtë benefit shtesë punonjësve të tyre.

.......................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem