Blog
Punonjësi nuk është mjet, është aset!
Kapitali njerëzor paraqet pjesën kryesore të një kompanie.
Krijimi i kulturës organizative mbetet sfidë strategjike e secilit menaxhment të secilës organizatë. Motivimi i punonjësve ndikon në përformancën e kompanisë dhe kualitetin e dhënies së shërbimeve.
Projekti “Klienti në Qendër” jetësohet vetëm nga punonjës të motivuar të cilët ofrojnë shërbime cilësore dhe korrekte për klientët, duke u përgjigjur sa më parë dhe në çdo kohë nevojave dhe kërkesave të tyre.
Synimi i kompanisë Illyria Life është që të gjithë punonjësit të japin kontribut maksimal, duke pas mundësi të zhvillojnë talentet e tyre, të fitojnë aftësi të reja dhe në këtë mënyrë të arrijnë efikasitet dhe kënaqësi sa më të madhe në punë. Për një zhvillim cilësorë të karrierës është signifikante ti kushtohet rëndësi e madhe mentorimit dhe trajnimeve të ndryshme.
Roli i kompanisë sonë Illyria Life dhe departamentit të burimeve njerëzore në veçanti, është të inkurajojë dhe mbështesë zhvillimin e stafit duke:
- Ofruar trajnime të vazhdueshme dhe të nevojshme për përgjegjësitë aktuale.
- Bërë projektime të punëve që janë sfiduese.
- Ofruar standard të njëjtë për të gjithë dhe komente të sinqerta për performancën e tyre.
- Inkurajuar stafin për të mësuar, zhvilluar dhe ndjekur qëllimet e duhura gjatë gjithë karrierës.
- Mbështetur llojet e ndryshme të edukimeve dhe trajnimeve, me qëllim të rritjes së performancës së tyre edhe përtej pozicioneve aktuale.
Illyria Life, gjithmonë e gatshme të mbështesë të gjithë punonjësit e saj, për tu avansuar dhe zhvilluar në çdo sferë të jetës.
#illyrialife #savainsurancegroup #asnjëherëvetëm