30.3.2026

Orkestra “Amadeus” e mbështetur nga ILLYRIA Life, shpërblehet me “Grand Prix” në Spanjë!

Orkestra e Fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në skenën ndërkombëtare, duke u nderuar me çmimin kryesor “Grand Prix” dhe Vendin e Parë në Festivalin ndërkombëtar “Spring Symphonies” 2026, i mbajtur në Spanjë.

Në konkurrencë me dhjetëra orkestra nga vende të ndryshme të botës, të rinjtë tanë përfaqësuan Kosovën me dinjitet të lartë, duke dëshmuar nivel të lartë profesional, përkushtim dhe pasion të veçantë për muzikën. Nën udhëheqjen e drejtoreshës Hana Petrovci dhe dirigjimin e Vehbi Shosholli, orkestra realizoi një performancë të jashtëzakonshme që u vlerësua maksimalisht nga juria ndërkombëtare.

Ky sukses i madh përfaqëson një moment krenarie jo vetëm për orkestrën “Amadeus” dhe Kosovën, por edhe për ILLYRIA Life, e cila me përkushtim mbështet zhvillimin e talenteve të reja dhe promovimin e vlerave kulturore në vend.

Si sponsor krenar i Orkestrës “Amadeus”, ILLYRIA Life qëndron pranë të rinjve në rrugëtimin e tyre drejt suksesit, duke besuar fuqishëm se investimi në talent, edukim dhe art është investim në një të ardhme më të qëndrueshme dhe më të ndritur për shoqërinë tonë.

Përmes kësaj mbështetjeje, ILLYRIA Life vazhdon të dëshmojë angazhimin për të qenë më shumë se një kompani sigurimi të jetës një partner i besueshëm në zhvillimin dhe fuqizimin e gjeneratave të reja.

Ky çmim është një dëshmi e qartë se kur talenti dhe përkushtimi mbështeten nga partnerë të duhur, arritjet nuk mungojnë. ILLYRIA Life mbetet e përkushtuar të qëndrojë pranë historive të suksesit që frymëzojnë dhe ndërtojnë të ardhmen.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 

Amadeus1

Amadeus

Amadeus

Amadeus