18.3.2026

ILLYRIA Life me vizitë mbështetëse në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në QKUK!

Në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për përgjegjësi sociale dhe mbështetje të komunitetit, ILLYRIA Life, në bashkëpunim me kompaninë e sigurimeve ILLYRIA, të cilat operojnë nën ombrellën e Sava Insurance Group, realizuan një vizitë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Kjo iniciativë u zhvillua në kuadër të programit “Zemra për Botën”, përmes të cilit kompania synon të kontribuojë në mënyrë të qëndrueshme në përmirësimin e mirëqenies së komunitetit dhe në mbështetjen e institucioneve me rëndësi të veçantë shoqërore. Gjatë vizitës, u dhuruan materiale bazë të domosdoshme për funksionimin e përditshëm të institucionit, si dhe produkte ushqimore, me synimin për të përmirësuar kushtet për pacientët dhe për të lehtësuar punën e stafit mjekësor.

Vizita shërbeu gjithashtu si një mundësi për përfaqësuesit e ILLYRIA Life dhe ILLYRIA Insurance që të takohen nga afër me profesionistët e institutit, të cilët çdo ditë përballen me sfida të ndjeshme dhe kërkuese. Ky takim ishte një moment i veçantë për të shprehur mirënjohje dhe respekt të thellë për përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e tyre në ofrimin e kujdesit dhe trajtimit për pacientët.

Përmes kësaj nisme, ILLYRIA Life riafirmon angazhimin për të qenë pranë komunitetit dhe për të mbështetur institucionet që luajnë një rol kyç në kujdesin dhe mirëqenien e individëve. Mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë me iniciativa të ngjashme në kuadër të “Zemra për Botën”, duke reflektuar vlerat e solidaritetit, kujdesit dhe përgjegjësisë sociale.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #AmongGoodPeople #NeverAlone

Psikiatria Forenzike

Psikiatria Forenzike

Psikiatria Forenzike

Psikiatria Forenzike

Psikiatria Forenzike

Psikiatria Forenzike