11.3.2026
Rezultatet financiare për vitin 2025, Sava Insurance Group tejkalon objektivat vjetore!
Sava Insurance Group ka përmbyllur edhe një vit shumë të suksesshëm, duke tejkaluar të gjitha objektivat kryesore financiare dhe duke konfirmuar stabilitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të biznesit në të gjitha segmentet e aktivitetit.
Gjatë vitit 2025, vëllimi i biznesit arriti në 1,133.6 milionë euro, duke shënuar rritje prej 9.5% krahasuar me vitin paraprak. Fitimi para tatimit arriti në 144.0 milionë euro, ndërsa kthimi nga kapitali (ROE) u rrit në 15.9%. Në të njëjtën kohë, Grupi ruajti një pozicion shumë të fortë financiar, me raport solvencë në intervalin 215%–221%.
Rritje në të gjitha segmentet e biznesit
Rritja e vëllimit të biznesit u arrit në të gjitha segmentet operative të Grupit. Kontributin kryesor e dhanë sigurimet jo-jetë dhe risigurimi, të mbështetura nga rritja e numrit të policave të shitura dhe nga zgjerimi i aktiviteteve në tregjet ndërkombëtare. Edhe segmenti i sigurimeve të jetës, si dhe ai i fondeve pensionale dhe menaxhimit të aseteve, shënuan rezultate pozitive gjatë vitit.
Përmirësim i përfitueshmërisë
Performanca e fortë financiare u mbështet edhe nga përvoja e favorshme e dëmeve dhe rritja e të ardhurave. Fitimi neto arriti në 114.1 milionë euro, duke tejkaluar për herë të parë pragun e 100 milionë eurove dhe duke shënuar rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar.
Stabilitet financiar dhe vlerësime të forta kreditore
Pozicioni financiar i Grupit mbetet shumë i qëndrueshëm, me nivel të lartë kapitalizimi dhe raport solvencë dukshëm mbi kërkesat rregullatore. Performanca e Sava Insurance Group është konfirmuar gjithashtu nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të kreditit. Gjatë vitit 2025, S&P Global Ratings përmirësoi vlerësimin e Sava Re në “A+” me perspektivë stabile, ndërsa AM Best konfirmoi vlerësimin “A (Excellent)” me perspektivë stabile.
Fokus në zhvillim dhe transformim digjital
Paralelisht me rezultatet financiare, Sava Insurance Group vazhdoi zbatimin e strategjisë së saj të zhvillimit. Gjatë vitit 2025, Grupi investoi në transformimin digjital, modernizimin e sistemeve të teknologjisë së informacionit dhe përmirësimin e proceseve të brendshme dhe komunikimit me klientët.
Në të njëjtën kohë, Grupi mbetet i përkushtuar ndaj zhvillimit të qëndrueshëm, përmes iniciativave për dekarbonizim, rritjes së përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe integrimit të parimeve të qëndrueshmërisë në zhvillimin e produkteve dhe në vendimet investuese.
Klikoni për të shikuar:
Raportin mbi rezultatet e vitit 2025
Prezantimin e rezultateve për vitin 2025
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem
