4.3.2026

ILLYRIA Life, Sponsor Zyrtar i Statistikave të Federatës së Basketbollit të Kosovës!

ILLYRIA Life, në kuadër të angazhimit për të mbështetur zhvillimin e sportit në vend, përmes Sava Insurance Group vazhdon të jetë Sponsor Zyrtar i Statistikave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Ky bashkëpunim reflekton përkushtimin e kompanisë për të kontribuar në avancimin e aktiviteteve sportive dhe në promovimin e një kulture të shëndetshme sportive në Kosovë.

Në kuadër të parakualifikimeve për EuroBasket 2029, Kombëtarja e Kosovës në basketboll u përball me përfaqësuesen e Sllovakisë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të jashtëzakonshme sportive, me praninë e shumë tifozëve të basketbollit që mbështetën ekipin kombëtar dhe krijuan një ambient energjik gjatë gjithë takimit.

Përmes partneritetit me Federatën e Basketbollit të Kosovës, ILLYRIA Life dhe Sava Insurance Group synojnë të kontribuojnë në zhvillimin dhe profesionalizimin e mëtejshëm të basketbollit në vend. Mbështetja e statistikave zyrtare është një element i rëndësishëm për transparencën, analizën e performancës dhe zhvillimin e mëtejshëm të lojës, duke ndihmuar kështu në ngritjen e standardeve të organizimit të garave sportive.

ILLYRIA Life mbetet e përkushtuar të mbështesë iniciativa sportive dhe aktivitete që nxisin energjinë, frymën garuese dhe zhvillimin e talenteve të reja në Kosovë, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më aktive dhe më të shëndetshme.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem

Federata 1

Federata 2

Federata 3

Federata 4

Federata 5