15.1.2026

Punonjësit e Dalluar për Kuartalin e Katërt të Vitit 2025 në Departamentin e Shitjes!

Departamenti i Shitjes ka përmbyllur me sukses Kuartalin e Katërt të vitit 2025, duke dëshmuar edhe një herë përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm të stafit të tij në arritjen e objektivave të kompanisë.

Në kuadër të këtij suksesi, ILLYRIA Life ka nderuar Punonjësit e Dalluar për Kuartalin e Katërt, të cilët janë veçuar për performancën e tyre të jashtëzakonshme, kontributin e drejtpërdrejtë në rritjen e rezultateve të shitjes, si dhe për përkushtimin ndaj vlerave dhe standardeve profesionale të kompanisë.

Punonjësit e Dalluar për këtë kuartal janë: Hysni Selimi, Fitim Morina, Liridona Vokshi, Mirjeta Gashi, Florentina Behrami, Labinot Gashi, Eduard Pergjokaj, Valmir Feka, Elbasan Dinaj, Burim Halili dhe Edison Haxhija.

Këta punonjës kanë demonstruar profesionalizëm të lartë, aftësi të shkëlqyera në marrëdhëniet me klientët dhe një kontribut të vazhdueshëm në suksesin e ekipit.

Mirënjohje për angazhimin tuaj të vazhdueshëm, për rezultatet e shkëlqyera dhe për frymën pozitive që kontribuoni çdo ditë. Krenohemi me ju dhe ju urojmë arritje edhe më të mëdha në rrugëtimin tuaj profesional.

Urime Punonjësve të Dalluar dhe suksese të mëtejshme!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #AmongGoodPeople #NeverAlone

Punonjesit TM4