9.1.2026

Më të dalluarit në Departamentin e Shitjes gjatë Vitit 2025!

Kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life vazhdon edhe gjatë vitit 2025 traditën për vlerësimin dhe shpërblimin e punonjësve që dallohen për përkushtimin, profesionalizmin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të arritura në punë. Ky vlerësim përfaqëson mirënjohjen e kompanisë ndaj angazhimit të vazhdueshëm të stafit dhe thekson rëndësinë e rolit që Departamenti i Shitjes ka në rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ILLYRIA Life.

Gjatë gjithë vitit 2025, ILLYRIA Life ka realizuar çdo muaj përzgjedhjen e punonjësve më të dalluar në Departamentin e Shitjes, duke u bazuar në kritere të mirëpërcaktuara si performanca profesionale, arritja e objektivave, përkushtimi ndaj klientëve, iniciativa individuale dhe kontributi në forcimin e besimit të klientëve ndaj kompanisë. Ky proces vlerësimi synon të nxisë motivimin, konkurrencën pozitive dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të stafit.

Falë stafit të përkushtuar, ILLYRIA Life vazhdon të jetë pranë klientëve në çdo fazë të jetës, duke ofruar siguri, besueshmëri dhe mbështetje afatgjatë. Kompania mbetet e përkushtuar të ndërtojë një kulturë pune që vlerëson suksesin, nxit inovacionin dhe fuqizon individët drejt arritjeve edhe më të mëdha në të ardhmen.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #AmongGoodPeople #NeverAlone

Janar

Shkuirt

Punonjesit

Punonjesit

Punonjesit

Punonjesit

Punonjesit

Punonjesit

Punonjesit

Punonjesit

Punonjesit

Punonjesit