29.12.2025
ILLYRIA Life përmbyll vitin 2025 me arritje të suksesshme!
Përmbyllja e vitit 2025 për ILLYRIA Life përfaqëson një moment reflektimi mbi punën e realizuar gjatë vitit, si dhe një mundësi për të vlerësuar kontributin e të gjithë punonjësve që me profesionalizëm dhe përkushtim të vazhdueshëm, kanë ndikuar drejtpërdrejt në arritjet dhe zhvillimin e kompanisë.
Në shenjë mirënjohjeje për angazhimin dhe rezultatet e arritura, vëmendje e veçantë iu kushtua punonjësve që janë dalluar për performancë, përgjegjësi dhe pasion në punë. Ky vlerësim pasqyron përkushtimin e ILLYRIA Life për të njohur dhe çmuar kontributin individual dhe ndikimin e tyre në suksesin e përbashkët.
Për vitin 2025, u vlerësuan si më të dalluar Burim Halili në rolin e Menaxherit të Shitjes, Elbasan Dinaj dhe Liridona Vokshi si Këshilltarë të Shitjes. Po ashtu, Loreta Sadiku dhe Rinesa Bajraktari u nderuan me mirënjohjen “Bleta Punëtore”, në shenjë vlerësimi për përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm profesional.
ILLYRIA Life mbetet e përkushtuar ndaj ndërtimit të një kulture pune që nxit motivimin, bashkëpunimin dhe zhvillimin profesional, duke e konsideruar stafin si një nga shtyllat kryesore të suksesit të saj.
Me objektiva të qarta dhe fokus në përmirësim të vazhdueshëm, viti 2026 sjell mundësi të reja për rritje dhe zhvillim, të cilat ILLYRIA Life synon t’i realizojë përmes angazhimit dhe profesionalizmit të ekipit të saj.
Mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi!
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #AmongGoodPeople #NeverAlone









