24.12.2025

Trajnim për licencimin e punonjësve të NLB Bankës!

Bashkëpunimi ynë me NLB Bankën po rritet vazhdimisht. Javën e kaluar u përmbyll me sukses trajnimi profesional për licencimin e stafit të NLB Bankës, i organizuar nga Byroja Kosovare e Sigurimeve.

Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen dhe licencimin e rreth 31 anëtarëve të stafit të NLB Bankës, të angazhuar si konsulentë për biznese, të cilët duke filluar nga muaji janar do të ofrojnë produkte të sigurimit të jetës për klientët e bankës.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën me konceptet bazë dhe të avancuara të sigurimit të jetës, aspektet ligjore dhe rregullative, si dhe me praktikat më të mira në këshillimin e klientëve, me fokus në transparencë, profesionalizëm dhe mbrojtje financiare afatgjatë.

Ky bashkëpunim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të aksesit të klientëve në produktet e sigurimit të jetës dhe njëkohësisht përforcon angazhimin e ILLYRIA Life për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sektorin financiar dhe të sigurimeve në Kosovë.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #AmongGoodPeople #NeverAlone

Trajnim NBL

Trajnim NBL

Trajnim NBL

Trajnim NBL

Trajnim NBL