15.12.2025

ILLYRIA Life pranë fëmijëve të HANDIKOS në festat e fundvitit!

Çdo herë që kthehemi te fëmijët e HANDIKOS, e dimë se do të largohemi me zemrën më të mbushur se kur erdhëm. Nuk është hera e parë që jemi pranë tyre, dhe asnjëherë nuk ndihet si herë e zakonshme.Në prag të festave të fundvitit, në kuadër të nismës “Zemra për Botën”, ILLYRIA Life dhe ILLYRIA u bënë pjesë e një dite të thjeshtë, por jashtëzakonisht të bukur. Në qendrën e HANDIKOS na pritën fëmijët, me përqafime të ngrohta, sy që shkëlqenin dhe një dashuri që nuk kërkon asgjë në këmbim.

Edhe këtë herë nuk shkuam vetëm me dhurata, shkuam me zemër. Çdo fëmijë mori një dhuratë të personalizuar, ëmbëlsira dhe një surprizë që ndezi emocionet: maskota me personazhet e tyre më të dashura dhe Babagjyshi i Vitit të Ri, i cili solli gëzim të pastër në çdo qoshe të sallës.U mbushëm me të qeshura, me lojëra, me momente që nuk harrohen lehtë. Ishte një ditë ku koha ndaloi dhe gjithçka që kishte rëndësi ishte gëzimi i atyre fëmijëve, një gëzim i sinqertë, i pastër, i vërtetë.

Për ne, këto nuk janë vetëm aktivitete. Janë lidhje që ndërtohen, janë premtime që vazhdojnë, janë zemra që rrahin bashkë. Sot, me këta fëmijë nuk na lidh vetëm një aktivitet, por një ndjenjë familjeje, sepse tashmë jemi bërë si një familje me ta dhe do të jemi pranë tyre për shumë gjatë.

Sepse mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi, çdo buzëqeshje vlen dhe çdo zemër meriton të ndihet e dashur.

Gëzuar festat e fundvitit nga ILLYRIA Life dhe ILLYRIA.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #AmongGoodPeople #NeverAlone

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos

ILLYRIA Life & Handikos