8.12.2025
Përvoja në Industrinë e Sigurimeve, ligjeratë për studentët e Kolegjit AAB nga drejtori i ILLYRIA Life!
Drejtori i kompanisë së Sigurimeve te Jetës ILLYRIA Life, z. Albin Podvorica, ka mbajtur një ligjëratë të veçantë për studentët e Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, me ftesë të Prof. Ass. Dr. Donika Aliu – Zhuja. Ku tema e këtij prezantimi ishte “Përvojat praktike nga puna në sektorin e sigurimeve dhe rëndësia e Departamentit të Marketingut”.
Gjatë ligjëratës, z. Podvorica foli për rëndësinë e Sigurimit të Jetës në Kosovë dhe për përfitimet që ky sigurim sjell për individin dhe familjen. Ai ndau mendimet e tij për zhvillimin e tregut të sigurimeve në vend dhe theksoi se departamenti i marketingut ka një rol kyç në edukimin e publikut, ndërtimin e besimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për produktet e Sigurimit të Jetës.
Studentët patën mundësinë të dëgjojnë shembuj konkretë dhe përvoja reale nga puna shumëvjeçare e z. Podvorica në ILLYRIA Life, duke u ofruar një pasqyrë praktike mbi funksionimin e industrisë së sigurimeve. Ky takim u vlerësua si një mundësi e shkëlqyer për studentët, të cilët morën njohuri të dobishme dhe këshilla profesionale që do t’u shërbejnë në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
ILLYRIA Life mbetet e përkushtuar në mbështetjen e edukimit, bashkëpunimin me institucionet akademike dhe promovimin e rëndësisë së sigurimit të jetës në Kosovë.
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem







