10.11.2025

ILLYRIA Life pjesë e konferencës “Together We Grow” të Sava Insurance Group!

Përfaqësues të ILLYRIA Life morën pjesë në konferencën e Sava Insurance Group me temë “Trust, Data, and Risks in the Age of Digital Transformation”, e cila u mbajt muajin e kaluar nën moton “Together We Grow”.

Konferenca ishte e dedikuar për Auditimin e Brendshëm, Pajtueshmërinë, IT-në, Prokurimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave, duke krijuar një mjedis bashkëpunimi për ndarjen e përvojave, njohurive dhe praktikave më të mira në fushën e menaxhimit të riskut, sigurisë së informacionit dhe transformimit digjital.

Gjatë konferencës u zhvilluan prezantime të vlefshme mbi tema si besimi tek furnitorët në epokën digjitale, menaxhimi i etikës dhe pajtueshmërisë së palëve të treta, siguria e sistemeve të informacionit dhe qeverisja e të dhënave. Në përfundim të sesioneve profesionale, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndahen në grupe pune, të shkëmbejnë ide dhe të marrin pjesë në aktivitete sociale e rekreative që forcuan më tej frymën e ekipit dhe bashkëpunimit.

Konferenca përfundoi me një aktivitet në natyrë në Slap Savica, duke reflektuar mbi rëndësinë e bashkëpunimit dhe zhvillimit të përbashkët profesional brenda Sava Insurance Group.

Pjesëmarrja e ILLYRIA Life në këtë event përforcoi angazhimin e kompanisë ndaj inovacionit, përmirësimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit ndërmjet kompanive të grupit, duke dëshmuar se së bashku rritemi më fort.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 

Together We Grow

Together We Grow

Together We Grow

Together We Grow