4.11.2025
Njoftim Ngushëllimi!
Me trishtim dhe pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të dashur, Filloreta Çitaku.
Filloreta ishte jo vetëm një profesioniste e përkushtuar, por edhe një njeri i jashtëzakonshëm, e cila me etiken e punës dhe buzëqeshjen e saj të ngrohtë, la gjurmë të pashlyeshme në ILLYRIA Life. Ajo u bë pjesë e rëndësishme e ekipit tonë dhe ndikimi i saj pozitiv do të mbetet përherë i çmuar.
Kujtimi për të do të jetojë mes nesh dhe do të na shoqërojë si frymëzim për punë, respekt dhe humanitet.
Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të afërmit e saj. Ndajmë dhimbjen me ta dhe u qëndrojmë pranë me zemër.
Me respekt dhe dhimbje të thellë,
Kolektivi i ILLYRIA Life.
