17.10.2025

ILLYRIA Life vizitë në Repartin e Onkologjisë!

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ILLYRIA Life dhe ILLYRIA Insurance zhvilluan një vizitë prekëse në repartin e Onkologjisë në QKUK, për të qëndruar pranë grave që po luftojnë me forcë dhe guxim një nga betejat më të vështira të jetës.

Me disa dhurata të vogla, por me shumë dashuri dhe respekt, deshëm të përcjellim një mesazh të sinqertë: ju nuk jeni vetëm.Në çdo buzëqeshje që pamë, në çdo shtrëngim duarsh, në çdo fjalë që ndamë ndjemë forcën e jashtëzakonshme të grave që përballen me këtë sëmundje me shpresë dhe me besim në jetë.

Ky aktivitet është pjesë e nismës “Zemra për botën”, një iniciativë që na kujton se humaniteti, kujdesi dhe dashuria janë vlerat që e bëjnë botën më të mirë.
Këto momente na kujtojnë se ndonjëherë, aktet më të vogla të mirësisë kanë ndikimin më të madh në zemrat e njerëzve.

Për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe respektit për privatësinë e pacienteve, nuk do të publikohen më shumë fotografi nga kjo vizitë.
Qëllimi ynë nuk është të tregojmë, por të kujtojmë rëndësinë e kujdesit për shëndetin, të kontrollit të hershëm, dhe të mbështetjes së ndërsjellë.

Sot dhe çdo ditë, le të jemi zëri i shpresës, forca e solidaritetit dhe drita që ndriçon jetët e atyre që luftojnë, dhe të ju tregojmë që nuk jeni ASNJËHERË VETËM.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 

Onkologji

Onkologji 2

Onkologji 3

Onkologji 4

Onkologji 5