13.10.2025
Marketing & Sustainability Conference, Podgorica 2025
Në javën e parë të tetorit, anëtarët e Sava Insurance Group u bashkuan në Marketing & Sustainability Conference 2025 në Podgoricë për të shkëmbyer përvoja, ide dhe praktika që nxisin inovacionin dhe qëndrueshmërinë. Kjo konferencë, tashmë tradicionale, bashkoi profesionistë nga fusha e marketingut, inovacionit dhe qëndrueshmërisë për të diskutuar mbi sfidat dhe mundësitë që po formësojnë të ardhmen e industrisë së Sigurimeve të Jetës.
ILLYRIA Life mori pjesë aktive në këtë ngjarje të rëndësishme, duke kontribuar në diskutime mbi mënyrat e reja të komunikimit dhe promovimit të vlerave të qëndrueshme.Konferenca u hap me fjalët përshëndetëse që vendosën tonin e ditës: bashkëpunim, zhvillim dhe ndarje njohurish.Në sesionet e paradites, pjesëmarrësit ndanë praktika të suksesshme nga tregje të ndryshme. Prezantimet sollën shembuj konkretë të fushatave që kanë ndërtuar besim dhe vlera të përbashkëta, si iniciativa “Hand in Hand”, e cila përfaqëson frymën e bashkëpunimit përtej kufijve.Një nga prezantimet më tërheqëse ishte ai me temën “AI ≠ Just ChatGPT”, që theksoi rolin e inteligjencës artificiale në marketingun bashkëkohor dhe në krijimin e përvojave më të personalizuara për klientët.
Në pjesën e pasdites, fokusi u zhvendos drejt qëndrueshmërisë, ku u diskutua mbi direktivën për “green claims” dhe mënyrat për të shmangur “greenwashing”, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të përgjegjshëm mjedisor. Konferenca ofroi gjithashtu hapësira për reflektim dhe zhvillim personal. Në një sesion të veçantë, një trajner nga The Center for Nonviolent Communication foli për menaxhimin e stresit dhe ndërtimin e qëndrueshmërisë emocionale, një temë që u prit me interes të veçantë nga pjesëmarrësit.
Dita u përmbyll me një darkë miqësore, që krijoi mundësi për rrjetëzim dhe bashkëbisedim në një atmosferë të ngrohtë e frymëzuese.Ditën pasuese, konferenca u mbyll me një workshop mbi qëndrueshmërinë, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të përkthenin idetë e diskutuara në hapa konkretë për veprim. Marketing & Sustainability Conference 2025 nuk ishte vetëm një ngjarje profesionale, por një përvojë që forcoi bashkëpunimin, besimin dhe përkushtimin ndaj një të ardhmeje më të qëndrueshme.
Në ILLYRIA Life, ngjarje të tilla na kujtojnë sa e vlefshme është ndërtimi i marrëdhënieve përtej ambienteve të punës, për të frymëzuar zhvillim dhe bashkëpunim të vërtetë.
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem