10.10.2025
ILLYRIA Life nënshkruan marrëveshjen me Federatën e Basketbollit të Kosovës!
Në ambientet e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar zyrtarisht marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet FBK-së dhe Sava Insurance Group, pjesë e të cilit është ILLYRIA Life, kompani lidere në Sigurimet e Jetës në vend.
Kjo marrëveshje shënon fillimin e një bashkëpunimi të ri që synon të vazhdojë mbështetjen e zhvillimit të sportit vendor dhe të promovojë vlerat e përbashkëta të ekipit, përkushtimit dhe suksesit. Në kuadër të këtij partneriteti, Sava Insurance Group, përmes ILLYRIA Life dhe ILLYRIA Insurance, do të jetë Sponsor Zyrtar i Statistikave të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Përfaqësuesit e FBK-së theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi dhe shprehën mirënjohje për mbështetjen e ILLYRIA Life dhe ILLYRIA Insurance, të cilat janë pjesë e Sava Insurance Group, duke theksuar se të gjithë sponsorët janë partnerë strategjikë dhe pjesë e pandashme e zhvillimit të sportit në Kosovë. Ata shtuan se Federata do të angazhohet maksimalisht që ky partneritet të jetë afatgjatë, efektiv dhe i qëndrueshëm
Nga ana tjetër, ILLYRIA Life shpreh kënaqësinë që përmes këtij bashkëpunimi po kontribuon në zhvillimin e basketbollit kosovar dhe në nxitjen e një jetese të shëndetshme dhe aktive. Kjo iniciativë përkon me misionin e kompanisë për të qenë gjithmonë pranë njerëzve, duke mbështetur shëndetin, mirëqenien dhe vlerat pozitive në komunitet.
Përmes këtij partneriteti, ILLYRIA Life vazhdon të dëshmojë rolin e saj si kompani që investon në vlera shoqërore dhe sportive, duke ndihmuar në ndërtimin e një kulture të qëndrueshme të bashkëpunimit dhe përkushtimit ndaj komunitetit.
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem