6.10.2025

Punonjësit e Dalluar për Kuartalin e Tretë të vitit 2025 në Departamentin e Shitjes

Kuartali i Tretë i vitit 2025 (TM3) ka qenë një periudhë që dëshmon edhe një herë forcën, përkushtimin dhe shpirtin e bashkëpunimit që karakterizon Departamentin e Shitjes në ILLYRIA Life. Kjo periudhë nuk ka qenë vetëm një kohë e rezultateve të dukshme, por edhe e energjisë pozitive, e punës së palodhur dhe e vullnetit për të ecur përpara së bashku.

Në çdo hap, ky ekip ka treguar se suksesi nuk është thjesht një numër apo një objektiv i përmbushur, por është fryt i përpjekjeve të përbashkëta, i profesionalizmit të çdo anëtari dhe i një vizioni të përbashkët për të qenë gjithmonë afër klientëve tanë me shërbime cilësore dhe të besueshme.

Megjithatë, brenda kësaj fryme kolektive, disa prej kolegëve tanë janë dalluar veçanërisht për angazhimin dhe rezultatet e arritura gjatë këtij kuartali. Ata kanë treguar jo vetëm performancë të lartë, por edhe vlera që përfaqësojnë më së miri frymën e ILLYRIA Life, përkushtim, korrektësi, profesionalizëm dhe motivim për të qenë shembull për të tjerët.

Punonjësit e dalluar për TM3 – 2025 janë: Hysni Selimi, Fitim Morina, Liridona Vokshi, Mirjeta Gashi, Florentina Behrami, Labinot Gashi, Eduard Pergjokaj, Burim Salihu, Elbasan Dinaj, Burim Halili dhe Edison Haxhija.

Secili prej tyre ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë periudhë, duke e forcuar jo vetëm performancën individuale, por edhe suksesin e përbashkët të ekipit. Ky vlerësim është një shenjë mirënjohjeje për punën e tyre të palodhur dhe një nxitje për të vazhduar rrugën e arritjeve të reja.

Ju falënderojmë për çdo përpjekje, për çdo rezultat dhe për energjinë që sillni çdo ditë në punë. Krenohemi me ju dhe ju dëshirojmë suksese të reja në rrugëtimin tuaj profesional!

Mes njerëzve të mire, të gjithë kanë rëndësi.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 

Punonjesit e Dalluar