1.10.2025
ILLYRIA Life ecën drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme!
Sa e vështirë është të lësh makinën në shtëpi në mëngjes? Edhe ILLYRIA Life i bashkohet sfidës si të gjitha kompanitë e tjera të Sava Insurance Group. Duke përkrahur projektin Eco:motion, i cili inkurajon punonjësit që të paktën disa ditë në javë të zgjedhin një rrugë më të qëndrueshme: në këmbë, me biçikletë, me transport publik ose duke ndarë udhëtimin me kolegët.
Në vend të nervozës në kolonë, fiton momente qetësie, kohë të bukura me kolegët dhe ndoshta edhe ndonjë selfie në rrugët plot jetë. Më pak stres, më shumë energji, më pak shpenzime dhe një Prishtinë më e gjelbër.
ILLYRIA Life beson se ndryshimet e vogla, kur bëhen së bashku, kthehen në ndryshime të mëdha. Duke mbështetur këtë nismë, kompania jo vetëm që kontribuon në mirëqenien e punonjësve të saj, por edhe në ruajtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në qytetin tonë. Sepse çdo hap i vogël drejt një të ardhmeje më të gjelbër ka rëndësi.
Për ne, për qytetin dhe për mjedisin🍃
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem