4.9.2025
Zakonet e vogla sjellin ndryshime të mëdha!
Në ILLYRIA Life, së bashku me Sava Insurance Group, kemi nisur një histori të re qëndrueshmërie, dhe çdo punonjës mund të kontribuojë në të.
Qëndrueshmëria nuk është thjesht një strategji, por një mënyrë e të menduarit dhe të jetuarit. Prandaj, përmes një fushate të re të brendshme, i ftojmë të gjithë kolegët të bëhen pjesë e ndryshimit me gjeste të vogla të përditshme.
Për të na kujtuar rëndësinë e këtyre hapave, kemi vendosur stikera të vegjël motivues në korridore, kuzhinë dhe hapësira të tjera, mesazhe të ngrohta që na rikujtojnë se çdo detaj ka peshën e vet dhe se bashkë mund të bëjmë diferencën.
Sepse ne besojmë se secili prej nesh ka një eko-talent unik, që mund të kontribuojë për të mirën e përbashkët. Është koha ta zbulojmë, ta ushqejmë dhe ta kthejmë në veprim, për një përditshmëri më të mirë dhe për një botë më të gjelbër.
Siguroje Jetën në ILLYRIA Life.
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem