31.7.2025
Një Mbrëmje Socializuese e ILLYRIA Life në Kinema!
Për të sjellë më shumë ngrohtësi dhe afërsi në marrëdhëniet mes kolegëve, ILLYRIA Life organizoi një mbrëmje socializuese për stafin, duke zgjedhur kinemanë CineStar si vendin ideal për t'u larguar për pak çaste nga dinamika e përditshme e punës.
Të mbledhur së bashku jashtë mureve të zyrës, kolegët patën mundësinë të kalojnë kohë cilësore në një atmosferë të relaksuar dhe argëtuese. Filmi i përzgjedhur, bashkëbisedimet e lira dhe buzëqeshjet e shumta krijuan një mbrëmje të paharrueshme për të gjithë të pranishmit.
Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të kompanisë për të investuar në mirëqenien e punonjësve dhe për të ndërtuar një kulturë pune pozitive, ku vlerësohen marrëdhëniet ndërpersonale dhe mbështetja reciproke. Ne besojmë se një ekip i bashkuar jo vetëm që kontribuon në një ambient pune më produktiv, por edhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore për klientët tanë.
Mbrëmje të tilla janë dëshmi e rëndësisë që ILLYRIA Life i kushton zhvillimit të një ekipi të motivuar, të përkushtuar dhe të lidhur mes vete, vlera këto që qëndrojnë në themel të suksesit tonë të përbashkët.
Asnjëherë vetëm me ILLYRIA Life!
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem