18.7.2025

“Leadership Reimagined: From Data to Humanity”, trajnim me pjesëmarrës nga ILLYRIA Life!

Më datat 9 dhe 10 korrik 2025, në qytetin e Prishtinës u mbajt trajnimi me temën “Leadership Reimagined: From Data to Humanity”, një workshop dy ditor i organizuar me qëllim të rikonceptimit të udhëheqjes në kohën e transformimit dixhital, ku teknologjia dhe lidhja njerëzore janë të ndërvarura më shumë se kurrë më parë.

Në këtë aktivitet me karakter ndërkombëtar morën pjesë liderë të bizneseve, sipërmarrës dhe drejtues të nivelit të lartë, të cilët patën mundësinë të thellohen në katër dimensione thelbësore të udhëheqjes bashkëkohore: përmes inteligjencës artificiale, përmes ndërtimit të kulturave përfshirëse, përmes vetëdijes personale dhe përmes ndërtimit të pranisë autentike në treg.

Kompania jonë u përfaqësua në këtë trajnim nga Fisnik Mehmeti dhe Visar Ponosheci, të cilët morën pjesë aktive në të gjitha sesionet dhe përfituan nga përvoja dhe ekspertiza e ligjëruesve të ftuar:

  • Jim Sterne – autor dhe konsulent i njohur ndërkombëtar për Big Data, Analytics dhe AI, i cili foli mbi udhëheqjen e bazuar në të dhëna dhe transformimin digjital të vendimmarrjes.
  • Marta Kondracka – eksperte globale për rekrutimin dhe burimet njerëzore në kompaninë ON, e cila theksoi rëndësinë e empatisë dhe përfshirjes në ndërtimin e organizatave të qëndrueshme.
  • Dr. Alex Mari – profesor dhe sipërmarrës, i cili solli një qasje të thelluar mbi vetëdijen dhe rritjen personale si bazë për lidershipin efektiv.
  • Federica Driussi – Drejtoreshë e Marketingut në kompaninë luksoze Guerlain (LVMH Group), e cila ndau praktika mbi ndërtimin e markave autentike dhe komunikimin me besueshmëri në treg.

Ngjarja u organizua në kuadër të projektit “Matching Skills to Jobs” (MSJ), të zbatuar nga organizata Swisscontact dhe të mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Pjesëmarrja në këtë trajnim përfaqëson një mundësi të rëndësishme për zhvillimin profesional të stafit tonë dhe për sjelljen e ideve të reja që kontribuojnë në forcimin e kapaciteteve udhëheqëse brenda kompanisë. Jemi të përkushtuar të ndjekim zhvillimet më të reja dhe t’i aplikojmë ato në mënyrë të përgjegjshme dhe të qëndrueshme në përputhje me vlerat tona thelbësore.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem  

leadership-reimagined-from-data-to-humanity

Trajnimi

Trajnimi

Trajnimi

Trajnimi

Trajnimi

Trajnimi

Trajnimi