16.7.2025

Orkestra “Amadeus”, e mbështetur nga ILLYRIA Life, është vlerësuar me Çmimin e Argjendtë në Vienë!

Orkestra e Fëmijëve të PrishtinësAmadeus”, nën dirigjimin e mjeshtrit Vehbi Shosholli, ka bërë histori në edicionin e 11-të të Festivalit Botëror të Orkestrave në Vjenë, duke u vlerësuar me “Çmimin e Argjendtë” në mesin e dhjetëra orkestrave nga mbarë bota.

Ky sukses ndërkombëtar pasqyron talentin e jashtëzakonshëm të artistëve tanë dhe përkushtimin e ILLYRIA Life për të mbështetur artin dhe kulturën shqiptare në skenën botërore. Një rrugëtim muzikor i paharrueshëm, që nga 10 korriku është zhvilluar në sallat më prestigjioze të kryeqytetit të muzikës Wiener Konzerthaus, House of Strauss, KulturGarage dhe kulmoi me një koncert gala në Musicverein Golden Hall, ku u dha edhe lajmi për çmimin e madh.

Në këtë festival me karakter garues, Orkestra “Amadeus” përfaqësoi me dinjitet të lartë Kosovën, duke interpretuar vepra të fuqishme me një program serioz artistik. Një nga momentet më prekëse ishte interpretimi i veprës “Malësorja” nga Lorenc Antoni, ku fëmijët performuan të veshur me kostume kombëtare nga të gjitha trevat shqiptare, një skenë që rrëmbeu zemrat e publikut dhe vlerësimin maksimal të jurisë ndërkombëtare.

Në mesin e pjesëmarrësve nga Kina, Irlanda, Franca, Indonezia, Kroacia, Sllovenia dhe shumë vende të tjera, fëmijët tanë u dalluan për profesionalizmin, shpirtin artistik dhe krenarinë kombëtare që përcollën në çdo notë. Veç koncerteve, orkestra zhvilloi edhe workshop me dirigjentin e njohur Yousheng Lin, anëtar i Komitetit Artistik të Festivalit, një mundësi e rrallë për rritje dhe frymëzim artistik.

Kjo arritje është rezultat i përkushtimit të jashtëzakonshëm të fëmijëve, punës së palodhur të dirigjentit dhe mbështetjes së pakusht nga drejtoresha e orkestrës, Hana Petrovci, vizionare dhe udhëheqëse e këtij rrugëtimi magjik. Me krenari të veçantë, ILLYRIA Life ka qëndruar pranë këtij projekti të jashtëzakonshëm si përkrahëse dhe sponsore. Ne jemi të bindur se mbështetja ndaj artit dhe gjeneratës së re është një hap i sigurt drejt një të ardhmeje më të ndritur, më të pasur në vlera dhe më të begatë për shoqërinë tonë.

Urime Orkestra “Amadeus”! Faleminderit që na bëtë të ëndërrojmë me muzikën tuaj dhe që valëvitët flamurin tonë në zemër të Evropës!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 

orkestra amadeus

Orkestra Amadeus

Orkestra Amadeus

Orkestra Amadeus

Orkestra Amadeus

Orkestra Amadeus

Orkestra Amadeus

Orkestra Amadeus

Orkestra Amadeus

Orkestra Amadeus

Orkestra Amadeus