14.7.2025

Punonjësit e Dalluar për Kuartalin e Dytë të vitit 2025 në Departamentin e Shitjes!

Gjatë Kuartalit të Dytë të këtij viti (TM2 – 2025), Departamenti i Shitjes në ILLYRIA Life ka vazhduar të tregojë performancë të lartë dhe profesionalizëm të admirueshëm në çdo hap të procesit të punës. Përkushtimi i vazhdueshëm i ekipeve tona ka ndikuar drejtpërdrejt në realizimin me sukses të objektivave të përcaktuara për këtë periudhë.

Rezultatet e arritura janë dëshmi e qartë e bashkëpunimit, përpjekjeve kolektive dhe vullnetit për të ofruar më të mirën ndaj klientëve tanë.

Duke i falënderuar të gjithë punonjësit për angazhimin dhe energjinë e tyre pozitive, veçojmë me mirënjohje të veçantë ata që janë shpallur si punonjësit më të dalluar për TM2 – 2025, falë rezultateve të shkëlqyera që kanë shënuar.

Më të dalluarit për kuartalin e dytë (TM2 – 2025), janë:
Hysni Selimi, Fitim Morina, Liridona Vokshi, Mirjeta Gashi, Florentina Behrami, Labinot Gashi, Eduard Pergjokaj, Burim Salihu, Elbasan Dinaj, Burim Halili.

Krenohemi me çdo sukses tuajin dhe ju dëshirojmë edhe më shumë arritje në vazhdim! Çdo hap përpara është meritë e punës së përbashkët dhe vlerave që na bashkojnë.

Mes njerëzve të mire, të gjithë kanë rëndësi 🍀

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem  

Punonjesit e dalluar