17.6.2025

Grill Day mes njerëzve të mirë!

ILLYRIA Life, besojmë se përtej angazhimeve të përditshme dhe objektivave profesionale, është thelbësore të krijojmë hapësira ku vlerësojmë njerëzit që qëndrojnë pas çdo suksesi, ekipin tonë. Prandaj, organizimi i Grill Day nuk ishte thjesht një ndërprerje nga rutina apo një event argëtues; ishte një mundësi për të reflektuar mbi forcën që qëndron te bashkimi dhe fryma pozitive që kultivojmë çdo ditë.

Në këtë pasdite të veçantë, larg mureve të zyrës, u mblodhëm të gjithë për të ndarë buzëqeshje, shaka, kujtime dhe momente të sinqerta që rikujtojnë vlerat e vërteta të një ekipi. Me aromën e grill-it në ajër, tingujt e muzikës dhe atmosferën e çlirët, u krijua një ndjesi komuniteti që shkon përtej profesionit, një ndjesi familjeje që rritet dhe forcohet bashkë çdo ditë.

Na nderuan me praninë e tyre edhe kolegët tanë nga NLB Banka dhe Raiffeisen Insurance Broker Kosova, të cilët me prezencën dhe pozitivitetin e tyre i dhanë kësaj dite një dimension tjetër, duke e bërë këtë event një shembull të bukur të bashkëpunimit të qëndrueshëm, respektit të ndërsjellë dhe vlerësimit ndërinstitucional.

Sepse mes njerëzve të mirë, të gjithë kanë rëndësi, dhe këtë e ndiejmë çdo ditë në ILLYRIA Life.

Klikoni këtu për video!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day

Grill day