3.6.2025
Gjashtë kombe, një histori - Gjithmonë mes njerëzve të mirë!
Të shtunën, Moravske Toplice u mbush me energji të jashtëzakonshme, diell dhe mbi 600 kolegë nga të gjitha kompanitë e SAVA Insurance Group, mes tyre edhe ekipi ynë i ILLYRIA Life! Lojërat e 4-ta Sportive të SAVA Insurance Group ishin shumë më tepër se thjesht një aktivitet sportiv, ishin një dëshmi e vërtetë e vlerave që ndajmë: bashkëpunimi, respekti, pasioni dhe miqësia përtej kufijve.
Për ata që duan adrenalinën dhe sfidën, fusha e futsallit e basketbollit rrugor dhe volejbollit u bënë arenë garash intensive. Ata që preferuan sfidat individuale u matën në tenis, vrapim dhe shigjetari. Dhe për ata që kërkonin të shijonin sportin me më shumë buzëqeshje, gara e balonave solli momente gëzimi dhe të qeshura të pafundme.
Shijet dhe aroma e bashkëpunimit u ndjenë edhe në konkursin ndërkombëtar të BBQ-së, ku kreativiteti dhe puna në ekip morën formë nëpërmjet recetave të shijshme që tejkaluan çdo pritshmëri.Një nga momentet më kryesore të ditës ishte performanca e grupit të njohur akrobatik Dunking Devils plot energji, guxim dhe talent që na mbajtën me frymë të ndalur!
Në çdo moment të ditës, bluzat dhe kapelet tona sportive ishin simboli më i bukur i unitetit në diversitet. Sepse përtej gjuhëve dhe kulturave tona të ndryshme, jemi bashkë në një histori të përbashkët suksesi të udhëhequr nga vlerat tona dhe fuqia e bashkëpunimit.Ne në ILLYRIA Life jemi të lumtur që ishim pjesë e kësaj ngjarjeje të veçantë, duke treguar edhe një herë se forca jonë vjen nga bashkimi dhe se sukseset më të mëdha i arrijmë bashkë.
Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe organizatorëve për këtë ditë të paharrueshme! Me padurim presim edicionin e radhës, me edhe më shumë energji, emocione dhe histori të bukura suksesi!
#MesNjerëzveTëMirë #GrupiSigurimeveSava #ILLYRIALife #SavaSportsGames #BashkëMëTëFuqishëm #Sport #Ekip #Sukses #Bashkëpunim