1.6.2025
Zemra për Botën, 1 Qershori me Fëmijët e HANDIKOS-it
Kompania e sigurimeve të jetës ILLYRIA Life dhe kompania e sigurimeve ILLYRIA organizuan një aktivitet tejet të veçantë dhe emocional me fëmijët e organizatës HANDIKOS. Ky aktivitet u realizua me përkushtim të madh nga ekipet e të dy kompanive, të cilët u angazhuan si vullnetarë dhe morën pjesë aktive në çdo moment të ditës.
Dita nisi me zemra të hapura, duke i mirëpritur ngrohtësisht fëmijët në Parkun e bukur të Gërmisë, ku çdo detaj ishte organizuar në mënyrë të përsosur nga ushqimi dhe pijet, deri te dhuratat dhe lojërat që mbushën ditën me gëzim dhe të qeshura.
Një nga momentet më prekëse ishte shpërndarja e çantave me dhurata, të përgatitura me kujdes dhe dashuri, ku secili fëmijë mori një kujtim të veçantë nga kjo ditë. Ndër dhuratat më domethënëse ishte libri i alpinistes Uta Ibrahimi, e cila ishte e pranishme për të ndarë përvojat e saj frymëzuese nga malet më të larta të botës. Ajo bisedoi me zemër me fëmijët, duke i inkurajuar të ëndërrojnë shumë dhe të besojnë në vetvete.
Ekipet e ILLYRIA Life dhe ILLYRIA, të cilat vazhdimisht dëshmojnë vlera të forta njerëzore dhe përgjegjësi sociale, u prekën thellë nga ky aktivitet. Për shumë prej tyre, kjo ditë nuk ishte thjesht një detyrë pune ishte një përjetim emocional që mbushi zemrat. Ata ndanë emocione të fuqishme, shpesh me sy të mbushur me lot por me buzëqeshje të sinqerta, duke përjetuar gëzimin e pastër që vetëm një fëmijë mund të dhurojë.
U larguam nga Gërmia me një premtim për t’u rikthyer sërish. Sepse ditë të tilla na kujtojnë se lumturia shumëfishohet kur ndahet me të tjerët sidomos mes njerëzve të mirë, ku çdo fëmijë, çdo buzëqeshje dhe çdo ndjenjë ka rëndësi.
Të gjitha fotografitë e publikuara nga ky aktivitet janë realizuar dhe shpërndarë me pëlqimin paraprak të organizatës dhe kujdestarëve të fëmijëve, duke siguruar që gjithçka të jetë në përputhje të plotë me etikën dhe respektin që meritojnë.
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve!
Sepse fëmijët janë zemra e botës dhe ne do të jemi gjithmonë në krah të tyre. 🍀
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #AmongGoodPeople #NeverAlone