28.5.2025

ILLYRIA Life mirëpret heroinën e të lartësive, Uta Ibrahimin!

Më 26 maj 2025, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, u bashkuam me qytetarë, miq, alpinistë dhe dashamirë të natyrës për të mirëpritur me krenari dhe emocion Uta Ibrahimin, gruan e 10-të në botë dhe të parën nga Kosova që ka ngjitur të gjitha 14 majat mbi 8000 metra!

Pas vitesh përkushtimi, sfidash ekstreme dhe sakrifice të paimagjinueshme, Uta përfundoi me sukses një nga misionet më të vështira në botën e alpinizmit. Ajo nuk përfaqësoi vetëm veten, por gjithë popullin, flamurin tonë, ëndrrat dhe guximin që na karakterizon.

ILLYRIA Life, jemi krenarë që mbështetëm Uta Ibrahimin në këtë rrugëtim të jashtëzakonshëm, duke ndarë me të vlerat e qëndrueshmërisë, guximit dhe përkushtimit ndaj një qëllimi më të madh. Ajo e ka ngritur emrin e Kosovës në lartësi që pak njerëz i kanë parë, dhe na ka frymëzuar të gjithë që ëndrrat e pamundura mund të bëhen realitet.

Krenaria jonë u thellua edhe më shumë më 27 maj 2025, kur si sponsorë dhe mbështetës të këtij suksesi, patëm nderin të jemi të ftuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, në një takim të veçantë me Kryeministrin e vendit dhe Uta Ibrahimin. Ishte një moment solemn, ku u vlerësua jo vetëm arritja madhështore e Utës, por edhe rëndësia e përfaqësimit të denjë të Kosovës në skenën botërore. Të jemi pjesë e këtij momenti historik, në zemrën institucionale të vendit tonë, ishte një përvojë që do të mbetet gjatë në kujtesën dhe identitetin tonë si kompani.

Mirë se u ktheve Uta, dhe faleminderit që me zemrën dhe guximin tënd na bën të besojmë se asgjë nuk është e pamundur!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 

Uta

Uta

Uta

Uta

Uta