23.5.2025

Flamuri i ILLYRIA Life nëpër maje të botës, faleminderit Uta Ibrahimi!

Ka përfunduar një udhëtim që ka frymëzuar zemrat tona për më shumë se shtatë vite. Uta Ibrahimi, gruaja që sfidoi kufijtë e lartësisë dhe të vetes, e ka përmbyllur me sukses “Projektin e 14 Majave” të cilin e nisi në vitin 2017, një rrugëtim i jashtëzakonshëm drejt majave më të larta në botë.

Uta ka dëshmuar se kur pasioni bashkohet me qëllimin, asgjë nuk është e paarritshme. Në çdo ngjitje, në çdo hap drejt së pamundurës, ajo e ka bartur me vete flamurin e ILLYRIA Life, por edhe një mesazh: që fuqia, guximi dhe dashuria për natyrën nuk kanë kufij.

Maja e fundit e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm ishte Kanchenjunga maja e tretë më e lartë në botë dhe, sipas shumë alpinistëve, ndër më të egra e më të rrezikshmet. E vendosur në kufi me Indinë dhe Nepalin, kjo maje ishte sfida përmbyllëse e Utes, e cila, si gjithmonë, e përballoi me vendosmëri dhe zemër të madhe.

Ne në ILLYRIA Life ndjejmë krenari të thellë që kemi qenë pjesë e këtij udhëtimi që nga dita e parë. Mbështetja jonë për Utën nuk ka qenë thjesht sponsorizim ka qenë besim, dashni dhe përkrahje për një ëndërr që u bë realitet.

Faleminderit, Uta, që na bëre pjesë të kësaj ëndrre. Faleminderit që i dhe lartësisë një kuptim të ri.

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem 

Uta

Uta