19.5.2025
Akademia e SAVA Insurance Group, Ljubljana Sllovenia.
Javën e kaluar, në kuadër të Akademisë së Sava Insurance Group, u mbajt një modul i specializuar i dedikuar bancassurance, në bashkëpunim mes Zavarovalnica Vita dhe Sava Re, duke mbledhur profesionistë nga i gjithë Sava Insurance Group.
Ngjarja dy ditore kishte për qëllim të ndërthurte ekspertizën teorike me praktikat reale. Përmes prezantimeve nga profesionistë të fushës, shembujve praktikë dhe diskutimeve të hapura, pjesëmarrësit shqyrtuan sfidat dhe mundësitë që ofron sektori i bancassurance.
Në këtë event morri pjesë kolegu Besart Canolli nga ILLYRIA Life, i cili kontribuoi me njohuritë e tij dhe mori pjesë në shkëmbimin e përvojave me kolegë nga i gjithë Grupi.
Gjatë sesioneve, vëmendje e veçantë iu kushtua:
- Rolit të mbështetjes në shitje
- Trajnimit të orientuar drejt qëllimeve
- Motivimit të të punësuarve
- Planifikimit dhe zbatimit të fushatave efektive të shitjes
E gjithë kjo me qëllim për të forcuar rolin e sigurimeve në mjedisin bankar.
Shprehim falënderime të sinqerta për ekipin organizator dhe prezantuesit Nina Rajher, Daniela Petrova Golob, Dejan Deržič, Dejan Toplak, Blaž Klinar dhe Dr. Barbara Smolnikar për kontributin e tyre profesional dhe frymëzues.
Presim me padurim takimet e ardhshme dhe vazhdimin e bashkëpunimit brenda Sava Insurance Group! 🌱
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem