12.5.2025

Qëndrueshmëria nuk është vetëm synim, është mënyra si veprojmë!

Kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life, si pjesë e Sava Insurance Group, jemi krenarë që jemi pjesë e një grupi që e vendos qëndrueshmërinë në qendër të çdo vendimi. Përgjegjësia ndaj komunitetit dhe mjedisit është një element kyç i strategjisë sonë afatgjatë. Çdo hap që ndërmarrim për një të ardhme më të qëndrueshme është i menduar mirë, i udhëhequr nga përgjegjësia dhe mbi të gjitha, nga zemra.

“E përmbyllëm vitin 2024 me një performancë të shkëlqyer operacionale, por njëkohësisht edhe me rezultate të fuqishme në fushën e qëndrueshmërisë. Kjo është dëshmi se biznesi i suksesshëm dhe zhvillimi i qëndrueshëm ecin dorë për dore. Këto suksese janë fryt i punës së përbashkët të të gjithë punonjësve tanë. Pas çdo rezultati të arritur qëndrojnë njerëz të përkushtuar. Falënderim nga zemra për të gjithë,” tha Špela Gutnik, Koordinatore për Zhvillim të Qëndrueshëm në Sava Insurance Group.

Në vazhdën e publikimit të Raportit të Qëndrueshmërisë 2024, i hartuar sipas standardeve të direktivës CSRD, është përgatitur edhe një broshurë përmbledhëse, ku mund të lexoni arritjet më të rëndësishme dhe hapat tanë në zbatimin e strategjisë për qëndrueshmëri.

Shfleto broshurën këtu!

#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem  

Sava