5.5.2025
ILLYRIA Life afër të studentëve në Panairin e Karrierës në Kolegjin AAB!
ILLYRIA Life mori pjesë në panairin e dytë të karrierës dhe punësimit në 2025, i cili u mbajt për herë të parë këtë vit në ambientet e Kolegjit AAB në Prishtinë. Panairi tërhoqi një pjesëmarrje të gjerë të studentëve, të cilët shfaqën interes të lartë për mundësi punësimi, praktikash dhe bashkëpunimi me kompani nga sektorë të ndryshëm.
Pas panairit të parë të këtij viti të mbajtur në Mitrovicë, ILLYRIA Life vijon misionin e saj për të qenë afër të rinjve dhe për të mbështetur zhvillimin e tyre profesional nëpërmjet prezencës aktive në ngjarje që lidhin akademinë me tregun e punës.
Stenda e ILLYRIA Life në Kolegjin AAB u vizitua nga një numër i madh studentësh, të cilët patën mundësinë të njihen më afër me industrinë e sigurimeve të jetës dhe me mundësitë që ofron kompania për të rinjtë e talentuar dhe të motivuar. Përfaqësuesit tanë bashkëbiseduan me studentët, ndanë përvoja praktike dhe informuan mbi pozitat e hapura dhe programet e praktikës që ILLYRIA Life ofron.
Atmosfera në panair ishte mjaft dinamike dhe pozitive. Ambientet e kolegjit AAB ofruan një hapësirë të shkëlqyer për bashkëpunim dhe komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet studentëve dhe përfaqësuesve të bizneseve. Kompanitë pjesëmarrëse, përfshirë edhe ILLYRIA Life, patën mundësinë të takojnë talente të reja dhe të krijojnë ura bashkëpunimi për të ardhmen.
ILLYRIA Life mbetet e përkushtuar në misionin e saj për të kontribuar në zhvillimin profesional të të rinjve dhe për të qenë një partner i besueshëm në rrugëtimin e tyre drejt karrierës.
Siguroje Jetën në ILLYRIA Life!
#ILLYRIALife #SavaInsuranceGroup #MesNjerezveTeMire #AsnjehereVetem