2.5.2025
ILLYRIA Life pjesë e Maratonës "Istria 100 by UTMB"!
Të mbështesim pasionin, përkushtimin dhe sfidat që formësojnë karakterin, kjo është një nga vlerat thelbësore që udhëheq ILLYRIA Life. Me këtë filozofi, jemi krenarë që mbështetëm pjesëmarrjen e kolegut tonë, Besart Canolli, në garën ndërkombëtare Istria 100 by UTMB, e mbajtur në Umag, Kroaci. Kjo është një prej ngjarjeve më sfiduese në botën e ultra trail running, ku sportistët përballen me terrene të ashpra dhe distanca ekstreme që testojnë kufijtë e vullnetit, guximit dhe qëndrueshmërisë.
Istria 100 by UTMB është një garë e njohur për intensitetin saj, e cila mbledh atletë nga mbarë bota që sfidojnë veten në kushte të jashtëzakonshme. Besarti, me përkushtimin dhe guximin e tij, jo vetëm që ka përfaqësuar veten me dinjitet, por ka sjellë gjithashtu vlerat që ne në ILLYRIA Life i mbështesim fort.
Si kompani që merret me Sigurimin e Jetës, ne në ILLYRIA Life jemi gjithmonë pranë njerëzve tanë, duke i mbështetur ata jo vetëm në karrierën e tyre profesionale, por edhe në pasionet që i frymëzojnë. Sponsorizimi ynë për këtë ngjarje të jashtëzakonshme është një dëshmi konkrete e kulturës sonë të brendshme, që promovon rritjen, mirëqenien dhe zhvillimin e vazhdueshëm personal dhe profesional.
Krenarë për Besartin dhe për çdo individ që guxon të tejkalojë kufijtë, si në sport ashtu edhe në jetë dhe punë. Frymëzimi që ai sjell në ekipin tonë është i paçmueshëm, dhe ne do të vazhdojmë të jemi gjithmonë pranë njerëzve tanë në çdo hap drejt suksesit dhe realizimit të qëllimeve të mëdha.
#ILLYRIALife #LifeInsurance #AmongGoodPeople #NeverAlone #UTMB #Istria