1.2.2024

Rezultatet Përmbyllëse të Vitit 2023 të ILLYRIA Life!

ILLYRIA Life përmbyllë vitin 2023 me një rritje prej 4.1%

Pas një përballje të vështirë me vitin që lam pas, të ballafaquar me sfida të ndryshme dhe situata të vështira sociale dhe ekonomike, ILLYRIA Life arrin që edhe këtë vit ta përmbyllë me rrijte, krahasuar me vitin paraprak 2022.

Gjithsej Të Hyrat e Vitit 2023 arrijnë vlerën 4,716,083 Euro, ku nga kjo shumë Gjithsej Humbjet dhe Shpenzimet janë 3,995,797 Euro, që rezulton me një Fitim Neto të Kompanisë ILLYRIA Life prej 635,204 Euro.

Raporti i Mbulueshmërisë së Provizioneve Teknike apo Aftësia Paguese arrin në 115%, që tregon se Kompania e Sigurimit të Jetës ILLYRIA Life është solvente.

Numri i Kontratave të reja gjatë vitit 2023 është 4,823, në vlerën prej 4,263,381 Euro të Primeve të Shkruara Bruto, ndërsa Numri i Dëmeve të Paguara për vitin 2023 është 395 dhe Shuma e Dëmeve të Paguara arrin në vlerën 884,749 Euro. 

Raportet Financiare 2023

#illyrialife #savainsurancegroup #raportetfinanciare #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem

Raportet Financiare