15.9.2023

Panairi i Punës për të Rinjë me Aftësi të Kufizuara “Gjithëpërfshirja në punësim”

Trajtimi dhe qasja jo e barabartë në edukim dhe punësim ndaj personave me aftësi të kufizuara vazhdon të mbetet një nga problemet dhe pengesat kryesore në Kosovë. 

Më 14 shtator të ditës së enjte u mbajt Panairi i Punës për të Rinjë me Aftësi të Kufizuara “Gjithëpërfshirja në punësim”. Ky panair ku ishte pjesëmarrëse edhe Kompania e Sigurimit të Jetës Illyria Life, u organizua nga Save the Children Kosova/o, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar.

Panairi zgjati gjatë tërë ditës, në hapësirën e sheshit "Skënderbeu" në Prishtinë, ku edhe aplikuan një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve.

Illyria Life vazhdon të jetë mbështetëse në këto ngjarje, që do të jenë një dëshmi e vlerave dhe përkushtimit për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.

#illyrialife #lifeinsurance #savainsurancegroup #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem 

Punesimi

Panairi

Panairi

Panairi