1.9.2023

15 Vite Jetë, 15 Vite Illyria Life!

Të Premtën e 1 Shtatorit e filluam së bashku me gjithë stafin e ILLYRIA Life, me një mëngjes të shëndetshëm duke përfshirë drithërat, frutat e proteinat, dhe pa lënë anash asnjëherë aktivitetet tjera të cilat ndikojnë në kultivimin e një mentaliteti sa më pozitiv.

Filluam me qëllime të vogla dhe të arritshme, në mënyrë që gradualisht të ndërtojmë një rutinë të shëndetshme të mëngjeseve tona.

1 Shtatori simbolizon Jetë për kompaninë e Sigurimit të Jetës, Illyria Life. 

Në këtë datë Kompania për Sigurimin e Jetës ILLYRIA Life shënoi 15 vjetorin e themelimit të saj, dhe njëherit 15 vjetorin e punës së palodhshme të drejtorit gjeneral, z. Albin Podvorica.

Z. Albin Podvorica e falenderojmë që është pjesë e historisë së suksesit tonë dhe jemi mirënjohës për përkushtimin, udhëheqjen dhe kontributin e dhënë ndër vite për kompaninë ILLYRIA Life, kompani kjo e cila qysh nga themelimi i i saj vazhdon të jetë lidere në tregun e Kosovës, duke treguar arritje të jashtëzakonshme në fushën e sigurimeve të Jetës.

Festën e vazhduam në vendin e bukur të Rahovecit, duke degustuar verërat e mrekullueshme të punuara me delikatesë në kompaninë Stone Castle, nga profesionistët e kësaj fushe të cilët merren me kultivimimin e rrushit dhe prodhimin e verës.

Festivali Hardh Fest ishte ndalesa jonë e fundit, ku u argëtuam së bashku deri në orët e vona të mbrëmjes dhe duke e mbyllur kështu një ditë pak më ndryshe nga ditët tjera.

I gjithë ky organizim me karakter socializues ishte në shërbim të një komunikimi të hapur dhe transparent, në mënyrë që t'i mbajmë punonjësit të informuar dhe të angazhuar në qëllimet dhe progreset tona të kompanisë.

#illyrialife #lifeinsurance #savainsurancegroup #15vjet #jetoshendetshem #asnjeherevetem 

Pervjetori 1

Pervjetori 2

Pervjetori 3

Pervjetori 4

Pervjetori

Pervjetori

Pervjetori

Pervjetori

Pervjetori

Pervjetori