15.6.2023
Dhuro Gjak, Shpëto Jetë! - Illyria Life
"Dhuro gjak, shpëto jetë" është mesazhi që po përcillet edhe nga vullnetarët e Kompanisë për Sigurimin e Jetës ILLYRIA LIFE.
Sot u organizua aksioni humanitar "Dhënia e Gjakut" ku punonjësit e ILLYRIA LIFE në mënyrë vullnetare kanë kontribuar në dhënien e gjakut, për të gjithë personat në nevojë.
Nisur nga rëndësia, dhurimi vullnetar i gjakut është kthyer në një traditë të përvitshme edhe nga stafi i ILLYRIA LIFE, të cilët punën vullnetare tanimë e kanë pjesë të planifikimit të tyre personal, në të mirën e komunitetit, të ambientit ku jetojmë dhe në shërbim të grupeve të margjinalizuara, e gjitha kjo në kuader të projektit “Zemra për Botën” i cili po vazhdon të jetë shumë aktive tash e dy vite.
#illyrialife #savainsurancegroup #asnjeherevetem #dhurogjak #shpetojete