30.1.2023
Jeto dhe Puno Shëndetshëm në Illyria Life!
Kompania e Sigurimit të Jetës Illyria Life në vazhdën e të jetuarit dhe punuarit shëndetshëm, mblodhi sot në mëngjesin e së hënës punonjësit e saj për të filluar një javë të mbarë dhe "healthy".
Në shoqërimin e frutave dhe lëngjeve natyrale, u diskutuan tema të ndryshme të karakterit mbështetës për promovimin e një mënyre jetese të shëndetshme.
Ne si kompani vazhdojmë ti kushtojmë kujdes të shtuar dhe rëndësi të veçantë natyrës dhe jetës së shëndetshme. Punonjësit e Illyria Life vazhdojnë të orientohen në përdorimin sa më racional të letrës, përdorim të stilolapsëve eco, përdorimin e gotave të qelqit në vend të atyre të plastikës, përdorimin e veturave hibride, në organizime të ndryshme të aktiviteteve sportive brenda kompanisë si dhe në sponzorizime me karakter kulturorë dhe sportivë.
Kujdesi për punonjësit tanë dhe përkushtimi për një mënyrë jetese të shëndetshme janë një ndër vlerat më signifikante të kompanisë sonë, Illyria Life.
#illyrialife #savainsurancegroup #jetoshendetshem #punoshendetshem #asnjeherevetem