16.11.2022
Fitore të njëpasnjëshme të KBF Prishtina, e mbështetur nga Illyria Life!
Klubi i Basketbollit të Femrave KBF Prishtina kanë filluar një sezonë të mbarë kampionale dhe mjaft premtuese për të arritur shpërblimet e merituara në fund të kampionatit.
Klubi nga kryeqyteti është duke treguar rezultate të kënaqshme gjatë gjithë sezonës dhe përpjekje maksimale për të arritur sa më shumë fitore në ndeshjet e zhvilluara në superligen e Kosovës, si brenda ashtu edhe jashtë qytetit. Një rëndësi e veçantë i dedikohet fillimit të Ligës Unike, ku lojtaret nga Prishtina ballafaqohen jo vetëm me konkurentët nga Kosova, por edhe me ato nga Shqipëria.
Poashtu, basktebollistet nga KBF Prishtina me angazhimin e madh të tyre vazhdojnë të reflektojnë lojëra të bukura dhe të titullohen si më të mirat e ndeshjes, duke gëzuar edhe epitetin e MVP-së.
Kompania e Sigurimit të Jetës Illyria Life, i dëshiron suksese të mëtutjeshme vajzave nga Kryqyteti duke i përkrahur në të gjitha format drejt arritjes së rezultateve triumfuese, drejt titujve kampional.
#illyrialife #savainsurancegroup #kbfprishtina #asnjëherëvetëm