Blog
Broshura e Rezultateve të Vitit 2021
"Gur mbi gur, drejt suksesit"
Rezultatet e mira për vitin 2021 të Sava Group Insurance dhe anëtarëve të saj janë treguesi më i mirë i asaj që së bashku mund të arrihet çdo gjë, edhe në situata të vështira të përballura me ngritje inflacioni dhe kriza të ndryshme ekonomike e financiare.
Në vitin 2021, Sava Insurance Group gjeneroi 732,7 milion euro në të ardhura operative, që përfaqëson 7,6% rritje krahasuar me 2020. Fitimi neto arriti në 76,2 milion euro dhe është 35,1 % më i lartë se fitimi në vitin e kaluar.
Illyria Life arriti një rritje prej 36.5 % në vitin 2021 krahasuar me 2020. Numri i policave poashtu ka shënuar një rritje prej 58.3% ne vitin 2021, krahasuar me vitin 2020. Primi Bruto i Shkruar për vitin 2021 është 3.4 milion euro.
Duke klikuar në linkun më poshtë, ju mund të shkarkoni broshurën e përgaditur nga Sava Insurance Group, për rezultatet dhe të arriturat e vitit 2021:
Sava Insurance Group, Broshura 2021