Blog

Sigurimi i Kredisë! A duhet të konsiderohet dhe përse?

Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit është lloj i policës së Sigurimit të Jetës, i cili mbulon borxhet e papaguara të huamarrësve, në rast të ndodhjes së ndonjë fatkeqësie natyrore apo aksidentale. ​Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit është dizajnuar për të lehtësuar procedurat e pagesave të kredive të cilat janë të ndërmarra nga i siguruari.

Si funksionon?

Sigurimi i KrediseMarrja e kredive të mëdha është shpesh një procedurë e cila kërkon sakrifica të mëdha dhe shkakton barrë financiare mbi kredimarrësin dhe personat që varen nga burimet financiare të tij, në këtë rast familja, fëmijët dhe të dashurit e tij.

Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit është një metodë inteligjente për t’u ballafaquar me situata të tilla, duke i mundësuar kredimarrësit dhe personave që varen financiarisht prej tij, të evitojnë luhatjet dhe vështirësitë financiare të cilat vijnë me rastin e marrjes së kredive.

Cilat janë benefitet e Sigurimit të Jetës së Kredimarrësit?

Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit ngërthen në vete benefite të ndryshme. Përveq eleminimit të një barre të madhe e cila vjen me marrjen e një kredie, sigurimi i jetës së kredimarrësit njihet edhe për benefite tjera, nga te cilat mund ti veçojmë:

Siguri Financiare për personat të cilët mbështeten financiarisht nga Kredimarrësi
Me bërjen e sigurimit të jetës së kredimarrësit, personat të cilët mbështeten financiarisht nga ai nuk kanë nevojë të brengosen për trashëgimin e borxheve të kredimarrësit në rast se ai ndërron jetë. Pra, nëse marrëveshja mes kredimarrësit dhe kompanisë së sigurimit të jetës është aktive gjatë periudhës kur kredimarrësi ndërron jetë, kompania e sigurimit ja mbulon bankes shpenzimet e mbetura dhe pjesën e papaguar të borxhit.  
 
Procedura të Thjeshta
Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit ka një procedurë më të thjeshtë të implementimit në krahasim me llojet e tjera të sigurimit, që do të thot, kredimarrësi deri në një shumë të caktuar të kredisë nuk ka nevojë për kontrolla mjekësore dhe raportime të detajuara të gjendjes shëndetsore.
 
     Ndikon në lehtësimin e marrjes së kredisë dhe minimizon riskun e bankës
Në lloje te ndryshme të kredive sidomos në ato të cilat janë me shuma më të mëdha kredie, nevojten dokumente shtesë si formë siguracioni për kthyerjen e kredisë edhe në raste të ndonjë fatkeqësie. Përveç kolateralit dhe hipotekës, sigurimi i jetës është siguracion shtesë për bankën dhe klientin, pasi që ne rast të ndrrimit të jetës së klientit, shumën e mbetur të papaguar banka do ta kompenzoj nga kompania e sigurimit të jetës, dhe nuk do të detyrohet të kolektoj kolateralin, hipotekën apo të dëmtoj personin garantues. 
 

Duke i pasur parasysh këto pika, mund të konkludojmë që Sigurimi i Jetës së Kredimarrësit është gjithmonë një zgjidhje e konsiderueshme për të lehtësuar dhe mbështetur financiarisht veten dhe të dashurit tuaj dhe një produkt të tillë mund ta beni në të gjitha degët e NLB BANK, bankë kjo e cila vazhdon të ketë një bashkëpunim të mrekullueshëm me ILLYRIA Life.

.......................................

Kompania për Sigurimin e Jetës, ILLYRIA Life ofron të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me Sigurimin e Jetës, ku përmes produkteve të saj siç janë: Sigurimi Miks i Jetës, Sigurimi Klasik i Jetës, Sigurimi i Bursës Studimore, Sigurimi i Jetës në Grup dhe Sigurimi i Kredimarrësit, ju mund të siguroheni në çdo vend dhe në çdo kohë.

*Për të gjitha pyetjet tuaja, ju mund të na telefononi në zyret tona në 038 228 808, të na kontaktoni në Web-Faqe, në Email apo edhe përmes rrjeteve tona sociale Facebook, Instagram dhe Linkedin.

Kalkulo ofertën tuaj më të mirë online

#illyrialife #savainsurancegroup #sigurimiijetes #mesnjerezvetemire #asnjeherevetem